Trump e ‘godet’ me këtë deklaratë për vrasje Putin’in

Donald Trump thotë se Vladimir Putin ka mujt me urdhnue vrasje apo helmime.

Presidenti amerikan u beson dyshimeve për përfshimjen e shefit te Kremlinit në ngjarje kriminale, siç pohoi në nji intervistë për CBS.

“Ka mundësi që të jetë i përfshirë, po, ka mundësi. Sigurisht që është diçka që nuk duhet bërë”.

I pyetun nga gazetarja se përse ka nji qëndrim të butë ndaj Moskës, Presidenti amerikan tha se asht i vetmi që ka dërgue ndihma ushtarake për Ukrainën dhe ka dënue randë aneksimin e Krimesë.

Trump konfirmoi sërish se Rusia ka ndërhy në zgjedhjet amerikane, por akuzoi edhe Kinën tue thanë se Qeveria e Pekinit ka ba të njajtën gja.

Shperndaje në: