Kemi hy zyrtarisht në epokën e ‘Super SUV’ (foto)

Nuk ka ma asnji dyshim që moda e kohëve të sotme, për gjithë prodhuesit e kerreve luksoze, asht SUV.

Pothuejse çdo markë super-kerresh po e prodhon nga nji version SUV.

Të fundit që kishin mbet pa e përmend si plan në 2018 ishin Bugatti e Ferrari.

Por tashma dimë prej muejsh që edhe Ferrari e ka plan diçka të tillë, Ferrari Purosangue, e tash po planifikon me ba edhe Bugatti.

Simbas Bugatti-t, SUV ka me u bazue në format e Chiron e mundet me qenë gati në 2020.

Kerret luksoze tash kanë me ba ma shumë gjana se thjesht me ec me shpejtësi të naltë.

Tash ka me pasë vend për me ba pazare, për me çue fëmitë në shkollë, për me shkue me shokët te nji ndeshje, e prapëseprapë me ruejtë shpejtësinë marramendëse.

Shperndaje në: