“Fqijt bajnë seks të zhurmshëm”, – përgjigjia e Ministrit të Shëndetësisë: Bani seks sa ma shumë (foto)

Nji Ministër Shëndetësie iu përgjigj nji komenti online se fqijt po bajnë seks të zhurmshëm.

Nji qytetar u ankue te Ministri i Shëndetësisë në Suedi se fqijt po bajnë seks të zhurmshëm. Ai i kërkoi që këto praktika të ndalohen pas orës dhetë. Por, ministri Gabriel Wikstrom iu përgjigj zgjedhësit të tij, tue thanë se seksi i zhurmshëm të ban mirë.

“Fqijt e mi bajnë seks të zhurmshëm sërish. Ti je shpresa ime: A munden me u ndalue të tilla praktika të rrezikshme mbas orës 10 të darkës?”.

“Duket gja e mirë për ta, mendoj. Asht e mirë për mirëqenien e tyne dhe për shëndetin publik po ashtu,” u përgjigj ministri.

Mbasi mesazhi i tij u ba publik, ministri tha për BBC se kërkonte që të përgjigjej në nji mënyrë me humor.

“Seksi asht çashtje politike po ashtu. Shpesh diskutojmë për seksin në terma negativë, si për shembull për përdhunimet, abuzimet seksuale, por jo në kuptimin pozitiv të seksit. Mendoj se duhet me nisë me diskutue për seksin si diçka pozitive”.

“Mendoj se suedezët duhen me ba aq seks sa duen”.

Shumë suedezë mendojnë se nuk po bajnë seks aq sa duhet, për shkak të stresit dhe problemeve në punë.

Shperndaje në: