Qe arsyeja se pse kjo asht periudha kur na biejnë ma shumë flokët

Në shoqninë tonë, nji krye me flokë të gjata, të shnetshme dhe të denduna, i jep ftyrës nji shkëlqim tërheqës dhe rinor.

Por, jo të gjithë e kanë fatin me pasë flokë të tillë. Me kalimin e viteve, koha “vjedh” likurën tonë të tendosun dhe flokët tona të bukura dhe të shumta.

Nji studim i ri ka zbulue se mosha nuk asht i vetmi faktor për humbjen e flokëve.

Në fakt, vjeshta asht stina ma e njoftun, në të cilën vnojmë re nji ranie të madhe të flokëve. Nji hipotezë asht që flokët, të cilët na shërbejnë për të mbrojtë kryet nga dielli dhe rrezët e nxehta, me freskimin e kohës nuk janë ma aq të nevojshme dhe fillojnë me ra.

Pra, nevoja biologjike për këtë krye me shumë flokë zvogëlohet, që don me thanë se humbja e flokëve rritet. Kjo asht mënyra, të cilën trupi ynë përdor me ju përshtatë kohës./Living

Shperndaje në: