Deklarata e Scott për pamvarësinë e Kosovës “çon në kambë” Serbinë, vijnë reagime të ashpra

Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, se SHBA’të e konsiderojnë Kosovën si shtet të pamvarun dhe sovran, ka nxitë reagime të mëdhaja në Serbi.

Gjatë ditës së djeshme, ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin kishte thanë se nji deklaratë e tillë e ambasadorit “tregon vetëm arrogancën e tij”.

“Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq me tregue arrogancën e tij në naj rast me presidentin (Aleksandar) Vucic, sepse ai do të fluturonte nga qeveria”, tha Vulin.

I shpejtë në reagimin e tij ishte edhe presidenti serb, Aleksander Vucic, i cili tha se përfaqësuesit e Qeverisë serbe asht dashtë me reague ndaj kësaj deklarate, dhe se simbas tij ambasadori amerikan nuk asht i thirrun për të korrigjue gazetarët.

“Mendoj se përfaqësues nga Qeveria asht dashtë me reague ndaj asaj deklarate. Ambasador, nuk je ti i thirrun m’i korrigjue gazetarët”, deklaroi Vucic.

E ani pse kryeministrja serbe nuk reagoi ndaj kësaj deklarate, e ashpër u tregue zavendësja e saj, Zorana Mihajlovic.

“Serbia nuk e njeh pamvarësinë e Kosovës dhe kurr nuk ka me ba nji gja të tillë, edhe pse SHBA’të janë sponsori kryesor i saj”, deklaroi ajo.

Scott në deklaratën e tij për gazetarë tha po ashtu se, Qeveria e Kosovës asht Qeveri legjitime e zgjedhun nga përfaqësuesit e popullit, dhe të njajtës nuk mundemi me ju referue si e ashtuquejtun.

Shperndaje në: