Aksident i randë në Pejë, vdes biciklisti 27 vjeçar

Si pasojë e nji aksidenti të mbramshëm, ka vdek nji biciklist 27-vjeçar në qytetin e Pejës.

Ngjarja ka ndodh rreth orës 22:40 ku biciklisti asht godit nga nji kerr.

Lajmin e ka konfirmue edhe Policia për Rajonin e Pejës.

“Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet relevante dhe vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i lejohet familjarëve për ceremoni mortore”, ka thanë policia në Rajonin e Pejës.

Shperndaje në: