CNN: Kështu u kidnapue gazetari Khashoggi

Nji mision saudit për me marrë në pyetje dhe me gjasë për me kidnapue gazetarin Jamal Khashoggi në Stamboll u organizue nga nji oficer i naltë i shërbimit kryesor të Inteligjencës.

Nji nga burimet përshkroi oficerin si të afërt me Princin Muhamed bin Salman.

Asht e paqartë nëse Princi autorizoi nji marrje në pyetje dhe kidnapimin, shkruen CNN.

Disa zyrtarë me të cilët CNN ka fol kanë thanë se vrasja nuk ka mujt me ndodhë pa dijeninë e Princit 33 vjeçar, udhëheqësin de facto të Mbretnisë.

Nji burim i dytë thotë se oficeri mblodhi dhe dërgoi ekipin e tij për me marrë në pyetje Khashoggin.

Ata dyshonin se Khashoggi ka lidhje me rivalin e Mbretnisë, Katarin, tha burimi.

Nuk ka evidencë se Khashoggi kishte lidhje të tilla.

Nji burim tjetër i tha CNN se organizuesi nuk ishte transparent me atë çfarë i tha Riadit, tue spjegue pse Qeveria nuk kishte informacione të qarta ma herët.

Shperndaje në: