Veseli: Ky asht qëndrimi i Gjermanisë për kufijtë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli , i cili po qëndron për nji vizitë zyrtare në Gjermani deklaroi edhe nji herë se qëndrimi i Berlinit asht se duhet me u ruejt integriteti territorial i Kosovës.

Veseli po ashtu theksoi se Gjermania asht e mendimit m’u arritë nji marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila kishte me qenë e pranueshme për të dy palët.

“Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran, Kosova është shtet i pacënuar në integritetin territorial, ky është një qëndrim i shtetit gjerman, si dhe nevoja që të arrihet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Veseli.

Ai në Klan Kosova foli edhe për qëndrimin e Gjermanisë lidhun me korigjimin apo ndryshimin e mundshëm të kufijve, për të cilën temë shtoi se shteti gjerman qëndron konsistent kundër nji ideje të tillë.

“Qëndrimi i Gjermanisë është edhe i Kosovës. Jo cënim të kufijve dhe jo shkëmbim të territoreve, si dhe  mundësi e një marrëveshjeje që nuk përfshin as korrigjimin e kufijve”, tha tutje Veseli.

Theksojmë se shteti gjerman asht i vetmi që deri tash ka dalë kategorikisht kundër idesë së shpalosun nga Presidenti Thaçi për korigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shperndaje në: