Washington Post publikon kolumnën e fundit të gazetarit Khashoggi

Washington Post ka publikue kolumnen e gazetarit te zhdukun saudit – si thirrje per liri te shtypit ne boten arabe.

Redaktoret thone se vendosen me publikue mbasi pranuen se Khashoggi nuk kthehet ma. Gazetari saudit nuk asht pa qysh nga 2 Tetori kur shkoi ne konsullaten saudite ne Stamboll, ku zyrtaret turq supozojne qe asht vra. Arabia Saudite e cila mohon vrasjen i lejoi hetuesit turq mi krye kerkimet mbrenda ne konsullate deri ne mengjesin e te Ejtes.

Burimet e aferta me hetimin thone se kane prova te audios te tortures dhe vrasjes se mundshme te gazetarit Khashoggi ne konsullate, por nuk jane ba publike.

Kurse, te Merkuren presidenti amerikan tha qe ka kerkue prova per vrasjen e gazetarit.  Nderkohe, politikane nga krejt bota kane thane se nuk kane me marre pjese ne nji konferece investuese ne Arabine Saudite qe fillon ne javen e ardhshme.

Megjithate, nji numer i disa biznisive kane vendose me shku perkunder thirrjeve per bojkot. Redaktorja e Washington Post Karen Attiah tha kolumna persosmerisht kape perkushtimin e Khashoggi dhe pasionin per liri ne boten arabe, liri per te cilen si duket edhe dha jeten’. Ne kolumnen per Washington Post, gazetari saudit kritikon fuqishem gjendjen e lirise se shtypit ne boten arabe, ku njerezit atje jane te painformuem ose te keqinformuem.

Shperndaje në: