Merkel e Macron, dalin për birra mbas samitit në Bruksel (foto)

Theresa May e dinte edhe para se të shkonte në Bruksel, se nuk kishte me u ftue për darkë nga homologët e saj europianë, qe donin me diskutue planin e saj të ‘Brexit’ pa praninë e saj.

Por, Kryeministrja britanike nuk mundi me ditë çka kishte me humb, kur 4 kolegë zbarkuen papritun dhe pa plan në nji ‘pub’ të famshëm në Bruksel për birra dhe patate të skuquna.

Mbas bisedimeve pa asnji rezultat të darkës së Brexit, të Mërkurën, Presidenti francez, Emmanuel Macron, si dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kthyen bashkë për në hotel.

Por, ndërsa ishin ende në rrugët e Brukselit, Macron mori njo ‘SMS’ nga Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel: Ejani, bashkohuni me ne!

Pak minuta ma vonë, Macron, Merkel, Bettel dhe Kryeministri belg, Charles Michel, u ulën në nji tryezë në sheshin e madh të qytetit, me birra në duer.

Gazetarët nuk ishin të ftuem në këtë dalje në dukje spontane, por sidoqoftë, nji foto në telefon celular, nga nji gazetar i rastësishëm aty, asht shkrep dhe asht shpërnda me shpejtësi rrufe në Twitter.

“Pimë një birrë si kolegë, natën e kaluar, dhe patate të skuqura po ashtu, sepse në fund të fundit ishim në Bruksel. Ishte shumë e këndshme”, tha Bettel më pas, tue shtue se kishin fol pak për zhvillimet e ditës, e ma shumë ishin relaksue së bashku.

“Pagova unë, – tha Kryeministri i Luksemburgut, – për shkak të zgjedhjeve të së Diellës”.

Partia e tij doli mirë në votime dhe ai fitoi nji tjetër mandat.

 

Shperndaje në: