PSD i bashkohet ekipin te Limajt në Bruksel? Flet Shpendi (foto)

Kryetari i Prishtinës, njiherësh lideri i PSD’s, Shpend Ahmeti ka zhvillue nji takim me kryetarin e Nismas Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Në nji prononcim te shkurt për Indeksonline, ai ka tregue randësinë e këtij takimi.

“Kemi biseduar për zhvillimet politike në vend, si dhe poashtu për bisedimet që po zhvillohen në  Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thanë ai.

Ndërsa, burime mbrenda takimit kanë konfirmue se PSD nuk e përjashton mundësinë që në nji t’ardhme të afërt me ju bashkue ekipit të formuem nga Qeveria për bisedimet e Brukselit.

Vlen me theksue se udhëheqës i këtij ekipi asht caktue me qenë Fatmir Limaj.

Derisa ditëve në vazhdim pritet me marrë dritën jeshile edhe nga Kuvendi i Republikës.

Shperndaje në: