NATO përkrah Kosovës: Autoritetet kosovare vendosin për Ushtrinë

NATO ka dhanë qëndrimin e saj në lidhje me votimin e tri Projektligjeve qe çojnë FSK’n ma afër shndrrimit në Ushtri të Kosovës.

Simbas nji zyrtari të NATO’s që ka fol për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, ka thanë se çdo ndryshim në strukturën, mandatin dhe misionin e FSK’s vendosin autoritet e Kosovës, shkruen gazetametro.net

Tutje thuhet se NATO mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës në mandatin e saj të tanishëm.

“NATO mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës në mandatin e saj të tanishëm. Nëse ky mandat evoluon, Këshilli i Atlantikut të Veriut duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. Nuk mund të parashikojmë vendimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut”.

NATO ka thanë se tash për tash nuk e ka ndërmend me i largue forcat nga territori i Kosovës.

Shperndaje në: