Hoxhaj jep lajmin për heqjen e doganave mes Kosovës dhe Shqipnisë

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndrue për nji vizitë zyrtare në Shqipni.

Atje, ai ash takue me liderët shtetnor të vendit.

Ata kanë bisedue për raportet mes dy vendeve dhe për forcimin e matejm të raporteve.

Hoxhaj ka thanë se në këtë takim kanë fol për temat specifike që duhet me u adresue javët e ardhshme dhe për mundësinë e heqjes së doganave mes dy vendeve në të ardhmen.

“Sot pata takime të mira me krerët shtetëror në Shqipëri ku folëm për bashkëpunimin e mirë të dy vendeve.

Kosova çdo herë e ka pasur derën e hapur në Shqipëri dhe ne jemi falënderues për mbështetjen e Shqipërisë në forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Në këto takime folëm konkretisht edhe për temat më specifike që duhet të adresohen në javët e ardhshme, por edhe tema tjera të koordinimit të shteteve tona në rajon dhe botë.

Një nga temat ku u dakorduam se ka vullnet të ecet përpara mes dy qeverive tona është heqja e doganave në një të ardhme jo të largët”, tha zavendëskryeministri Hoxhaj.

Shperndaje në: