Thaçi: Mbas marrëveshjes me Serbinë, 4 shtete e garantojnë njohjen!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka tregue sot përparësitë që sjell marrëveshja përfundimtare e Kosovës me Serbinë.

Presidenti Thaçi, tue shpreh i bindun se nëse Kosova arrinë marrëveshje me Serbinë, asht e garantueme që katër shtete të BE’s kanë me njoftë Kosovën, shkruen gazetametro.net.

“Në momentin që ne realizojmë marrëveshjen Kosovë- Serbi dhe ndodh njohja reciproke atëherë qysh tani e kemi garancionin prej katër vendeve të Bashkimit Evropian që do ta njohin Kosovën”, tha Thaçi përballë Adriatik Kelmendit nëRubikon.

Presidenti po ashtu asht shpreh optimist se edhe Qipro ka me ju bashkue katër shteteve tjera që kanë garantue njohjen e Kosovës.

Kujtojmë se vendet e BE’s te cilat ende nuk e kanë njoft shtetin e pamvarun te Kosovës janë, Qipro, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Greqia.

Shperndaje në: