Thaçi: Qe çka kishte me ndodh me Kosovën nëse i bashkohet Lugina e Preshevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqnisë civile të Luginës së Preshevës.

Presidenti Thaçi ka thanë se kanë bisedue për Luginën dhe zhvillimet e fundit politike.

Pa dyshim se temë e diskutimit ishte mundësia e respektimit të vullnetit të për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës. Pa dyshim se unë e mbështes këtë vullnet”, theksoi Thaçi, tue shtue se kjo kishte me mundësue edhe njohjen e Kosovës nga shtetet e BE, të cilat ende nuk e kanë njoftë.

Ai ka shtue se qytetarët në Luginë vazhdojnë me qenë ma të diskriminuemit.

Presidenti ka thanë se nuk duhet ndjekë modelin e Palestinës të njohjeve, për lobim për njohje nga nji shtetet veç e veç.

Edhe kryeministri ju do dhe ju respekton(popullin e luginës). Kam biseduar me kryeministrin”, tha Thaçi.

Simbas tij, Kosova nuk ka çka me ba ma tepër për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave.

Shperndaje në: