Erdoganin e nxanë gjumi në konferencë, mos i huqni pamjet (video)

Presidenti turk Recepp Tayyip Erdogan u shfaq në momente tepër të vështira gjatë takimit me homologun moldav, Igor Dodon.

Kamerat fokusuen disa momente përgjumje të kreut të shtetit turk, teksa homologu i Moldavisë fliste.

Tri herë mbrenda pak minutave Erdoganit 64-vjeçar ju mbyllën sytë në përgjumje.

Konferenca e përbashkët për shtyp u zhvillue në ditën e dytë të vizitës së Presidentit turk në Moldavi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Dy vendet janë miqësue ndjeshëm edhe mbas arrestimit nga Moldavia te disa mbështetësve të klerikut Fetullah Gylen, organizatat e të cilit Turqia i konsideron terroriste.

Shperndaje në: