Vjen lajmi- Amerika mbështetë fuqishëm krijimin e ushtrisë

Shtetet e Bashkueme mbështesin ushtrinë profesionale dhe shumetnike.

Zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë kanë deklarue se mbështesin transformimin e FSK’s.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA’ve për Zërin.

Ata kanë shtue se nxisin udhëheqësit politik të Kosovës me sigurue qe procesi me vazhdue në nji mënyrë përfshimëse dhe shumë të kujdesshme që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës dhe e cila asht e koordinueme ngushtë me aleatët nga NATO.

Shperndaje në: