Maliqi: UNMIK’u asht faktor fantazmë në Kosovë

Analisti kosovar dhe publicisti, Shkelzen Maliqi ka reague mbas raportimeve për mundësinë e tërheqjes së UNMIK’ut nga Kosova tue thanë se misioni asht faktor fantazmë.

Në nji prononcim të tij për Danas, Maliqi ka thanë se ajo që ka mbet nga Rezoluta 1244 asht KFOR’i me kapacitet të kufizuem si garantues i sigurisë në Kosovë.

“Nga ana tjetër, UNMIK, si administrator i Kosovës sot pothuajse nuk ekziston, është një faktor fantazmë. Kërkesat për tërheqjen e UNMIK-ut si dhe mbledhjet çdo tre muaj të Këshillit të Sigurimit ku analizohet gjendja në Kosovë, janë kërkesa që bashkësia ndërkombëtare të ftojë për vëmendje dhe ta pranojë realitetin në Kosovë”,  theksoi Maliqi.

I pyetun nëse kjo iniciativë ka lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës, Maliqi ka thanë se nuk sheh lidhje direkte, dhe se te dy proceset janë pjesë e sovranitetit të Kosovës, si dhe pjesë e bisedimeve të Brukselit që duhet me sjellë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Shperndaje në: