Kërkohet dorëheqja e Shpend Maxhunit mbas ‘skandalit me djalin e tij’

Në orët e vona të datës 13 Tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalë nji veturë të tipit “Golf”.

Në veturë kanë qenë tre persona.

Armë dhe drogë u gjetën në veturën e djalit të shefit të AKI’s, Shpend Maxhuni, madje i dyshuem asht edhe vetë ai.

Express ka bisedue me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbiikëqyrjen e AKI’s, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thanë se për këtë ka me kërkue dorëheqjen e Shpend Maxhunit.

“Ky është kulmi i skandaleve të Shpend Maxhunit. Të martën në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së do të kërkojë të merremi me këtë rast”, ka thënë deputeti Berisha.

“Pos skandaleve të njëpasnjëshme në Polici, z. Maxhuni po e përcjellin edhe skandale në AKI. Përfundimisht do të kërkojmë prej Presidentit dhr Kryeministrit të merren me figurën e shefit të AKI’së që nënkupton edhe shkarkimin e tij”, tha Berisha.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte ba kallëzim penal për dy të rijtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushërinin e tij R.M., kallëzimi penal nuk asht procedue në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Rastin e skandalit të shefit të AKI’s me djalin e tij e ka konfirmue edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Që nga mbas lufta Shpend Maxhuni asht në hierarkinë e institucioneve te sigurisë.

Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente te Kosovës.

Shperndaje në: