Kush e bani ushtrinë? Thaçi e Haradinaj nisin betejën e re (video)

Vazhdojnë përplasjet mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Përveç mospajtimeve lidhun me idenë e korigjimit të kufijve, Presidenti dhe Kryeministri kanë nis edhe nji garë tjetër, se cili i ka meritat për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Menjiherë, mbas votimit në Kuvend, te tri projektligjeve që lidhen me ushtrinë, Presidenti Thaçi publikoi nji video në Facebook në fokus te së cilës ishin deklaratat e tij te mahershme për formimin e ushtrisë.

Ndaj, kësaj video të Presidentit Thaçi, ka ardhë kundërpërgjigja nga kabineti i Kryeministrit Haradinaj.

Këshilltari i Haradinajt, Eroll Belegu ka publikue nji video tjetër nga vizita e Kryeministrit në Akademinë Ushtarake “West Point”.

Belegu e ka shoqnue videon me mbishkrimin “Ja si e bëmë ne [ushtrinë]”.

Te kujtojmë se Kryeministri Haradinaj, mbas kthimit nga vizita në SHBA ka deklarue se Kosova shumë shpejt ka me pasë ushtrinë e saj.

Haradinaj ishte prit me nderime te nalta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA’ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington, ku Mattis  kishte konfirmue mbështetjen e fuqishme për FSK’n dhe procesin e ndërlidhun me transformimin e kësaj force në ushtri, konform planit strategjik te parapamë . /Telegrafi

Shperndaje në: