Shihni qysh kjo gazetare kosovare e futi në siklet Vucic’in! (video)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic asht vnue në siklet në mes të Beogradit nga gazetarja e KosovaPress, kur e ka pyet se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.

Kjo ndodhi në nji konferencë për media të mbajtun mbas nji paneli te Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vet ai.

Vucic përpiqej me u tregue i ftoftë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ja doli.

Megjithatë, pamvarësisht tendosjes në të cilën asht ndodh, Vucic asht përgjigj.

Përkundër tendosjes, ai përsëriti qëndrimin tashma të njoftun se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët kanë me dhembje.

Shperndaje në: