A po e mbron Prokuroria djalin e Shpend Maxhunit?

Prokuroria e Shtetit ka nis nji ndërmarrje për me shfajësue Shpëtim Maxhunin, djalin e Shefit të AKI’s, të cilit i ishte gjet armë e drogë në kerrin e babës së Shpend Maxhunit.

Zavendëskryeprokuori i Prishtinës, Ibrahim Berisha ka thanë për Insajderin se ka kontaktue me Policinë e Kosovës për me marrë ma shumë informacione rreth rastit ku në veturën e babit të shefit të AKI’s, Enver Maxhunit, të cilën ka qenë tue e drejtue djali i Shpend Maxhunit, Shpetimi, policia gjeti drogë dhe armë pa leje.

Në bazë të këtyne informacioneve, Berisha thotë se veturën e ka drejtue djali i Maxhunit porse arma dhe droga nuk kanë qenë të tij.

Simbas tij, arma ka qenë e kushërinit të tij, Rinor Maxhunit ndërsa droga në cigare e nji personit të tretë.

“Në veturë kanë qenë tre persona, atë e ka drejtuar djali i Shpend Maxhunit, ndërsa  xhaketa me revole  ka qenë e Rinorit. Kushërir i tij Rinori ka deklaruar se xhaketa dhe arma pa leje ishte e tij sipas informacioneve të fundit të cilat i mora. Droga e llojit marihuanë që është gjetur në cigare është gjetur të një person tjetër i cili ka qenë jashtë automjetit, kur është kontrollu ju ka gjet atij”, tha Berisha për Insajderin.

Berisha tha se ende nuk e ka pa kallëzimin penal mbasi qe ai asht dorëzue në prokurori të Premten mbasdite, por se informacionet shtesë i ka marrë nga policia, për ma tepër prokuroria ka nis hetimet.

“Vetura e Enver Maxhunit, një ish-polici të vjetër dhe që është babai i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, është “inspektuar” të shtunën e kaluar nga Policia e Kosovës.

Nipit të tij Sh.M., i cili është djali i Shpend Maxhunit, dyshohet se i është gjetur një armë pa leje dhe substancë narkotike. Ky rast nuk është proceduar fare nga Policia e Kosovës në Prokurori të Shtetit”.

Shperndaje në: