Birra, ma efektive se paracetamoli, qetëson dhimbjen e kresë

Kur ke dhimbje kreje, e vetmja zgjidhje duket se janë ilaçet farmaceutike. Megjithatë, nji revolucion mundet me ardhë. Sip=mbas nji studimi të botuem në “The Journal of Pain”, dy gota birrë munden me qenë ma efektive sesa ilaçi i dhimbjes.

Studiuesit në Universitetin e Greenwichit kanë zbulue se konsumimi i dy gotave birrë mundet me i zvogëlue dhimbjet e kresë.

Ngritja e përmbajtjes së alkoholit në gjak me rreth 0.08 përqind i lejon trupit me reduktue në mënyrë të moderueme intensitetin e perceptimit të dhimbjes

Hulumtuesit spjeguen: “Rezultatet sugjerojnë se alkoholi asht nji analgjezik efektiv që siguron reduktime klinike të ndjeshme në rezultatet e intensitetit të dhimbjes. Kjo spjegohet me abuzimin ndaj alkoholit nga ata që kanë dhimbje të vazhdueshme, pamvarësisht pasojave të mundshme për afatgjatë “.

Megjithatë, nuk asht e qartë nëse alkoholi pakëson ndjesinë e dhimbjes, sepse ndikon në receptorët e trunit ose sepse zvogëlon tensionin.

Dr. Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin e Greenwich në Londër, tha për The Sun: “Alkoholi mundet me u krahasue me ilaçe opioide si kodeina dhe efekti asht ma i fuqishëm se paracetamoli”.

Megjithatë, edhe ekspertët janë të primë me ba të qartë se rezultatet e studimit të ri nuk duen me thanë se alkoholi asht i mirë për shnetën. Ata përsërisin në periudhën afatgjatë se efektet e konsumimit të alkoholit janë absolutisht të damshme.

Shperndaje në: