Ftyra juej tregon nëse jeni të pasun apo të varfën, qe qysh

Njerëzit munden me ju tregue juve sa jeni të varfën apo të pasun me vetëm nji shikim drejt juve.

Studiuesit në Toronto kanë gjetë se të tjerët vërtetë, munden me ju thanë nji burri ose grueje se si jeton, thjeshtë tue e pa në ftyrë, madje pa asnji shprehje tuejën.

“Me kalimin e kohës ftyra juej reflekton në vazhdimësi dhe e shfaqë atë që e keni përmbrenda”, ka thanë Nicholas, bashkëpjesëmarrës në studim.

“Edhe në rastet se nuk po shfaqin diçka nga mbrenda, gërmadhat e emocioneve janë aty”, ka shtue ai.

Konstatimi asht arrit tue përdorë dy grupe studentësh. Të parët ishin ata që kanë të ardhuna vjetore familjare nën 60 mijë dollarë e që llogaritën të varfën dhe ata me të ardhuna me mbi 100 mijë dollarë të pasun.

Shperndaje në: