Dalin pamje ekskluzive nga konsullata, e vranë Khashoggin dhe i veshën teshat e tij (video)

Njani nga 15 personat e ekipit të dërguem saudit që dyshohet për vrasjen e Jamal Khashoggit kishte veshë teshat e Khashoggit mbas vdekjes së tij.

Ky detaj u kap nga kamerat e sigurisë së konsullatës saudite në Stamboll ditën kur u vra ai, i ka thanë CNN’it nji zyrtar i naltë turk,.

CNN ka marrë xhirimet ekskluzive që i ka ekipi hetues i qeverisë truke, e që në këto pamje shihet njeriu që po largohet nga konsullata nga dera e mbasme me teshat e Khashoggit të veshuna, nji mjekër të rreme dhe me syze.

I njajti person që kishte teshat e Khashoggit, simbas rastit që po heton ekipi turk, u pa në Xhaminë e Kaltër vetëm pak orë nbasi gazetari u pa për herë të fundit derisa hynte në konsullatë me 2 Tetor.

Personi në video, i identifikuem nga zyrtari si Mustafa al-Madani, thuhet se ishte pjesë e ekipit që hetuesit e kanë cilësue si ekipi i dërguen me e vra gazetarin në konsullatën saudite gjatë nji takimi të planifikuem që Khashoggi shkoi m’i marrë letrat për dasmën e tij të ardhshme.

Mbenda lajmit të CNN keni videon ekskluzive të publikueme para pak çastesh.

Shperndaje në: