Shefi i AKI’s raporton para deputetëve

Shefi i Agjencisë Kosovare te Inteligjencës, Shpend Maxhuni pritet qe sot me raportue para Komisionit që mbikëqyrjen e punën e institucionit qe e udhëheq ai.

Kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu ka tregue se mbledhja e sotme nuk lidhet ekskluzivisht me çashtjen e djalit te shefit te AKI’s, për te cilën u raportue në media.

“Është mbledhje e rregullt e caktuar të premten për çështje të ndryshme. Por, do të flasim edhe për rastin e djalit të Maxhunit”, ka thanë ajo për Indeksonline.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë mbahet në ora 10:00.

Shperndaje në: