Alarmante: Kjo asht ndotja momentale e ajrit në Prishtinë (foto)

Moti ka fillue me u ftofë dhe bashkë me të kanë fillue edhe problemet e kryeqytetit me ndotjen e ajrit.

Prishtina viteve të fundit asht radhit në vendet e para sa i përket ndotjes së ajrit.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor së bashku me Komunën e Prishtinës ka ndalue shitjen e qymyrit në kryeqytet, por përkundër kësaj, qymyri ka vazhdue me u shitë.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje ka ba te ditun se asht rikthy ndotja e ajrit dhe shkaktar për këtë janë termocentralet dhe qymyri për ngrohje.

Sonte simbas matësve të cilësisë së ajrit te vendosun nga ambasada amerikane në kryeqytet, ajri ka arritë koeficientin prej 224 PM gja që e ban ajrin me qenë shumë i rrezikshëm për shëndetin e banorëve.

Shperndaje në: