Zbulim i madh, shkencëtarët zbulojnë strukturën e re te qelizës njerëzore

Shkencëtarë nga Suedia dhe Britania e Madhe kanë zbulue strukturën e re te qelizës njerëzore, qe asht nji lloj kompleksi i proteinave.

Në kërkimin e kryem te institutit ‘Karolinska’ te Suedisë në bashkëpunim me shkencëtarët britanikë, thuhet se struktura e re qelizore e zbulueme asht nji lloj kompleksi i proteinave qe qeliza përdor për me u lidhë me ato që ka përreth.

Ekspertët njoftuen se kompleksi asht nji strukturë unike molekulare dhe luen rol kyç në ndamjen e qelizave.

Struktura e re asht quejt ‘adhesion complexes’.

Detajet janë publikue në revistën ‘Nature Cell Biology’. /ATSH

Shperndaje në: