Shemben shkallët në metron e Romës, plagosen tifozët e Cska Moskës (video)

Panik para ndeshjes së Champions League mes Romës dhe Cska’s se Moskës.

Në stacionin ‘Repubblica’ në metron A në kryeqytetin italian, nji shkallë lëvizëse ka ra tue zanë nji grup tifozësh rusë që kishin ardhë nga Moska për ndeshjen e sotme.

Me sa duket, struktura ka ra mbi tifozët e klubit moskovit, te cilët ishin tue u pregaditë për me shkue në stadiumin ‘Olimpiko’.

Simbas policisë italiane, mbi dhetë tifozë kanë pësue lëndime në pjesën e kambëve.

Ndërkohë qe stacioni asht mbyll përkohësisht njofton policia.

Shperndaje në: