Këto janë zakonet e njerëzve që nuk smuhen asnjiherë

Me siguri e njihni nj8 person që ju duket sikur nuk smuhet asnjiherë.

Nëse keni mendue najherë çka bajnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë gjithë kohës, asht koha të mësoni disa nga hilet e tyne:

Flenë mjaftueshëm– Gjumi asht çelësi për nji sistem imunitar të fortë. Nji studim ka tregue se njerëzit që flejnë vetëm 5-6 orë gjatë natës kanë 30% më shumë gjasa me i nxanë gripi kur ekspozohen ndaj nju virusi, krahasue me njerëzit që flejnë ma shumë se 7 orë.

Konsumojnë ushqime të pasuna me vitaminën C– Të dhanat shkencore vërtetojnë se vitamina C përmirëson imunitetin. Sa herë që ndjeni se diçka nuk po shkon mirë, pini vitaminë C.

Shmangin stresin– Asht vërtetue shkencërisht se stresi dobëson sistemin imunitar. Prandaj duhet ta shmangni stresin në nj8 mënyrë të shnetshme.

Janë të pastër- Lamja e duerve dhe heqja e mikrobeve ka nji super ndikim te njerëzit që janë imunë ndaj gripit. Mbani frymën për 15 sekonda nëse dikush asht tue u teshti pranë jush dhe duket me grip.

Baj stërvitje rregullisht- Stërvitja rregullisht forcon sistemin imunitar dhe ju rrezikun ma pak nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Shperndaje në: