Pako e dyshimtë edhe në CNN, evakuuohet redaksia!

Exterior view of CNN Center on Tuesday April 3, 2007 in Atlanta, Georgia. PHOTOGRAPHER: CHRIS RANK/ BLOOMBERG NEWS

Redaksia e CNN në New York asht evakuue për shkak te nji pakoje te dyshimtë e cila asht gjet para disa minutash.

Kjo vjen pak orë mbasi bomba postare asht kap në zyrën e Barack Obamës dhe në shtëpinë e Bill dhe Hillaty Clinton.

NYPD po heton paketën e gjetun në Qendrën Time Warner, tha CNN, tue citue burime mbrenda shërbimeve të zbatimit të ligjit.

Rrjeti gjithashtu shtoi se ka evakuue redaksinë e saj “si nji masë paraprake.”

CNN gjithashtu raportoi ma parë se nji bombë drejtue Shtëpisë së Bardhë u kap, por ky informacion u kundërshtue nga Shërbimi Sekret.

Policia ka rrethue zonën rreth ndërtesës.

Shperndaje në: