Amerikanët me thirrje për deputetët, me marrë pjesë në seanca

E ngarkueme si ushtrues detyre e Ambasadorit në Ambasadën e SHBA’ve në Kosovë, Colleen Hyland, ju ka ba thirrje deputetëve te Kuvendit te Kosovës me marrë pjesë në seancat e ardhshme.

Kjo mbasi qe siç ka thanë Hyland, Kosova në të vërtetë ka nevojë për ligje te miratueme.

“Votimi në Kuvend nuk ka të bëjë me pikëpamjet politike të deputetëve, Kosova në të vërtetë ka nevojë për ligje të miratuara”.

“Unë i bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kosovës – të shfaqen nesër (dhe në seancat e ardhshme) për të votuar për reformat e sundimit të ligjit dhe legjislacionin e rëndësishëm si Ligji për Noterët. Bojkotet nuk ndihmojnë Kosovën të ecë përpara”, ka shkrue Hyland në Twitter.

Shperndaje në: