Drejtori i AKI’s mbështet drejtësinë në rastin e te birit (video)

Për nji javë ishte emni ma i përfolun në mediat kosovare për nji vepër që dyshohet i biri i tij.

Mirëpo, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, deri tash nuk u deklarue për media për kapjen e të birit të tij me armë pa leje e me drogë.

Por, ai sot ka thy heshtjen në lidhje me këtë rast.

Maxhuni ka thanë për Klan Kosovën se e mbështet drejtësinë për rastin në fjalë.

“Çdo njeri është dhe duhet të jetë përgjegjës dhe llogaridhënës para ligjit, pavarësisht statusit të tij apo të ndonjë familjari të tij”, ka deklarue Maxhuni.

“Por, sikur po harrohet se një drejtësi ka parime të njohura, siç është ai i prezumimit të pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente”, asht shpreh ai.

“Mbështes dhe inkurajoj drejtësinë që të kryejë punën e vet në mënyrë profesionale, të pavarur dhe duke mos u ndikuar nga askush, ashtu siç i kam mbështetur dhe vazhdoj t’i mbështes edhe mediat për punën që bëjnë në interes të publikut”, ka thanë shefi i AKI’s.

 

Shperndaje në: