Politika ban “lamsh” tifozët, tre të plagosun (video)

Dhuna sërish pjesë e Kupave të Europës. Mbas skenave që u regjistruen në kryeqytetin italian, Romë, përpara sfidës së Champions mes Romës dhe CSKA Moska, skena të ngjashme janë pa në Francë.

Si për koincidencë, edhe në këto skena nuk kishin si të mungonin individë nga kryeqyteti italian, mbasi në të u përfshinë tifozë të Lazios. Tifo-grupi i bardhekaltërve, të njoftun për pikëpamjet politike drejt ekstremit të djathtë janë përplasë me tifozë të Marseille, të cilët janë militantë anti-fashistë.

Simbas “La Provence” dy tifozë të Lazios dhe nji përkrahës i Marseille u plagosën nga kjo ngjarje.

Shperndaje në: