Merret vesh kur mbahen zgjedhjet në BIK, a ka me pasë Tërnava kundërkandidatë?

Të Shtunën me fillim prej orës 10:00, ka me u mbajtë Kuvendi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmue Sekretari i Përgjithshëm i BIK’ut, Resul Rexhepi.

E përkundër se ende askush nuk e ka zyrtarizue kandidaturën e vet, Naim Tërnava ka me u sfidue edhe nga kundërkandidatë të tjerë, e që priten që në numër me qenë ma shumë se dy.

Simbas Resul Rexhepit, nji individ nuk mundet me propozue veten për kandidat në këtë post.

Ai për lajmi.net ban të ditun se vetëm subjektet e BIK’ut munden me ba nji gja të tillë. E që nji kandidat me vazhdue ma tutje me kandidaturën e vet, emni i tij duhet me u propozue nga ma shumë se pesë subjekte.

Procesi tek ne nuk është si ai tek partitë politike. Ne nuk kemi të drejtë të paraqesim vetë kandidaturë. Por, në qoftë se një subjekt me të drejtë e që përshijnë Këshillet e Bashkësisë Islame, dhe ata shembull më propozojnë mua, e që duhet të jenë më shumë se pesë, atëherë ata më japin mua legjitimitetin për të vazhduar më tutje në garë për zgjedhjen e myftiut. Pra ne nuk kemi të drejtë të propozojmë vetveten”, sqaron Rexhepi.

Se Tërnava ka me u sfidue edhe nga të tjerë kandidatë, e konfirmon edhe vetë Sekretari i BIK’ut.

Të gjithë Këshillet kanë propozuar kandidatët e tyre, pra do të jenë më shumë se një”, përfundoi ai.

Shperndaje në: