Lekaj me deputetë te AAK’s inauguron projektin rrugor ma te madh në Pejë

Segmenti 8 kilometërsh i projektit të zgjanimit të rrugës Prishtinë-Pejë, u inaugure sot nga kreu i Ministrisë së Infrastruktuës, Pal Lekaj.

Por, u injorue nga kryetari i Pejës Gazmend Muhaxhiri mbasi nuk u pa i pranishëm në këtë ngjarje.

Pal Lekaj i ka urue qytetarët e Pejës për këtë projekt.

Njoftimin e ka ba të ditun përmes profilit të tij në Facebook.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe disa deputetë të AAK’s.

“Edhe një nyje infrastrukturore u zgjidh! Projekti i zgjerimit të rrugës Prishtinë – Pejë po kompletohet. Sot inauguruam edhe segmentin 8 kilometërsh të rrugës Zahaq – Pejë, me vlerë 10 milionë euro.

Urime Peja!

#Vazhdojmë, për #Kosovën që duam të gjithë”, shkroi Lekaj.

Shperndaje në: