Burgosen 12 hajna në Danimarkë, krejt nga i njajti qytet në Shqipni

Me nji shpejtësi te madhe dhe efikasitet shqetësues, me 2016 dhe 2017, nji grup hajnash u përhapën nëper shtëpitë e pasuna në Kopenhagen.

Krahasue me hajnat tjere te zakonshem, keta hajna ishin shumë të rrezikshëm.

Ata arrinin me vu n’shmang sistemin e alarmit, tue u ngjitë në shtëpi nëpërmjet gypave të kullimit dhe nëpërmjet dritareve të mbrapme të katit të dytë.

Në këtë mënyrë, grabiteshin sendet me vlerë mbrenda villave pa u shqetësue, sidomos në zonën e Gentofte.

Vetëm në nji vjedhje të vetme në Charlottenlund, fitimi kapte nji vlerë prej 1.1 milion kroner (rreth 120 mijë euro).

Fillimisht, gjurmët e hajnave ishte zor me i zbulue, por në Tetor 2017, gjithçka nisi mbarë për hetuesit.

Hajnat nisen me u lidhë së bashku, dhe në fillim të 9 Nandorit 2017, 12 shqiptarë u arrestuen në nji hotel në Kopenhagen.

Vetëm nji vjet ma vonë, keta hajna në Kopenhagen u denuen, sepse u faktue se ata qëndronin mbrapa 71 grabitjeve.

Hetimi ka zbulue gjithashtu se autorët nëpërmjet Western Union kishin transferue 700,000 kroner (rreth 93 mijë euro) nga Danimarka në Shqipni.

Kështu, tre të pandehun u denuen me nga 4 vjet burg, ndërsa 6 të tjerë, me nga 3 vjet burgim.

Në dy raste, respektivisht denimi asht tre vjet dhe gjashtë muej dhe tre vjet dhe 9 muej.

Vetëm nji nga të pandehunit asht lirue menjiherë nga qelitë, sepse e ka shlye dënimin prej 1 vjeti e gjysë për shkak të qëndrimit në qelitë e paraburgimit.

Mediat vendase shkruejnë se krejt personat e denuem janë me origjinë nga i njajti qytet në Shqipni.

Simbas prokurorit, rrethanat kanë vërtetue se të denuemit e njihnin mirë njani-tjetrin dhe vepronin si njisi.

Gjatë këtij rasti, shumica e tyne i kanë mohue akuzat.

Nji prej tyne ka paraqit nji biletë, me te cilen kishte ardh në Danimarkë dy ditë para se me u arrestue, ndaj edhe asht lirue nga qelitë.

Përveç burgosjes, të gjithë ata i pret edhe dëbimi i perhershem prej Danimarke.

11 të pandehunit nuk kanë me mujt me u kthye ma kurrë në Danimarkë./OraNews

Shperndaje në: