Mjekët flasin për gjendjen e punëtorëve te lënduem te Bechtel-Enka’s

Sot gjatë ditës janë lëndue disa punëtorë të Bechtel-Enkas si pasojë e kolapsit të vinçit.

Shefi i shërbimit te emergjencës, Sefedin Fazliu, ka thanë se gjendja e të lënduemve asht stabile.

“Kemi gjithsej gjashtë persona të lënduar të cilët u rrëzuan nga një lartësi. Personat janë në gjendje stabile, por kanë disa lëndime të lehta. Dy prej tyre janë të lënduar më shumë, kurse një nga ta do të transferohet për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të tjerët janë të lënduar më lehtë”, tha ai për Klan Kosovën.

Ai shtoi se dy janë të lënduem ma randë, dy kanë pësue vetëm fraktura, dy të tjerë lëndime të lehta të cilët mbas tretmanit janë lëshue për në shtëpi, njani nga të lënduemit asht i komunitetit turk dhe gjendja e tij asht stabile.

Shperndaje në: