Shaqiri i kërkon Klopp’it: Due me shkue n’Beograd

Pritja ndaj tij në stadiumin e Beogradit ka me qenë pashmangshmënisht në nji atmosferë anmiqësore, por përkundër presionit, Xherdan Shaqiri po ban të pamundunën mos me mungue në Ligën e Kampioneve.

Talenti i kombëtares zvicrane ka kërkue nga trajneri Jurgen Klop që të jetë në kontigjentin që do udhëtojë në Serbi, pamvarësisht se përkatësia e tij etnike, e kthen dukshëm në subjekt koresh raciste nga huliganët vendas.

“Nuk kam asnji shqetësim për këtë ndeshje në Champions. Unë shkoj atje vetëm me luejt futboll dhe nuk shqetësohem për mesazhet politike. Sigurisht tifozët e Crvena Zvezdës do të më ofendojnë, por këtë e banë dhe në kupën e botës, dhe e përballova”, u shpreh Shaqiri.

Shperndaje në: