Gjykata e Strasburgut: Fyemja e Profetit Muhammed nuk asht liri e shprehjes

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) vendosi me 25 Tetor të këtij viti se fyemja e Profetit Muhammed tejkalon kufijt e lejuem të lirisë së shprehjes.

Trupi gjykues në Strasburg të Francës dha vendimin përfundimtar mbi çashtjen e ngritun nga nji shtetase austriake.

Siç ban të ditun GJEDNJ, kolegji prej 7 gjyqtarësh vendosi unanimisht se deklaratat me përmbajtje fyese ndaj Profetit Muhammed, të 47’vjeçares austriake në vitin 2009 s’munden me u vlerësue në kuadër të lirisë së shprehjes.

“Deklaratat kontradiktore të përdoruna kanë tejkalue kufijt e diskutimit objektiv dhe janë klasifikue si nji sulm abuziv që përmban fyemje/përbaltje ndaj Profetit Islam, të cilat mund të nxisin paragjykime dhe kërcënojnë lirinë fetare në Austri”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e GJEDNJ, ku shtohet gjithashtu se nuk ka pasë shkelje të Artikullit 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i cili mbulon lirinë e shprehjes.

Nji shtetase austriake bani deklarata fyese ndaj Profetit Muhamed (s.a.s.) gjatë nji seminari në vitin 2009. Dy vite ma vonë, në 2011, Gjykata Penale Rajonale e Vjenës e shpalli atë fajtore tue e gjobitë me 480 euro dhe shpenzimet e procedurës.

Ajo apeloi vendimin në fjalë, por Gjykata e Apelit e Vjenës e mbështeti atë në Dhetor 2011 tue konfirmue, në thelb, vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Nji kërkesë për rinovimin e procedurës u hodh poshtë nga Gjykata Supreme me 11 Dhetor 2013. Shtetasja austriake mandej e transferoi çashtjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut

Shperndaje në: