Haradinaj: Kemi me hy në histori me qeverisje

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklarue se për të dhe qeverinë e tij prioritet mbetet siguria dhe ruejtja e rendit në vend, ndërsa me qeverisjen që po bajnë do të hyjnë në histori.

Këto deklarata, Haradinaj i bani gjatë nji takimi të degës së Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, me qytetarët në Deçan.

Haradinaj njoftoi që gjatë votimit të buxhetit për vitin 2019, i kanë dhanë prioritet sigurisë, tue jau rritë pagat punëtorëve në institucionet e sigurisë.

Ai përmendi edhe ushtrinë e Kosovës, për të cilën tha se asht kushtetuese dhe ka mandatin e saj.

Ai tue folë për qeverisjen pati edhe nji paralajmërim.

“Këto logjika do t’i kryejnë edhe disa punë tjera që ne i kemi afër por nuk i paralajmërojmë pa i kryer por iu sigurojë që do të hymë në histori, ashtu siç kemi hyrë dikur në kohën e lirisë, kur e kemi bërë punën e nuk kemi fol, kur na kanë sha e na kanë kritikuar ata që kanë nejt gjithë ditën e nuk kanë bërë punë, kemi me hy në histori edhe një herë me qeverisjen “, ka thanë Haradinaj.

Shperndaje në: