Stadiume me klimë mbrenda, ky vend po mahnit botën…(foto)

Shteti i vogël i Lindjes së Mesme, ka me qenë i pari nga vendet arabe i cili organizon nji kampionat botnor futbolli dhe po ashtu, i pari që ndryshon traditën dhe e organizon në dimën, për shkak të zhegut te madh në verë.

Disa muej mbas përfundimit të Botnorit ‘Rusi 2018’, krejt sytë janë kthy nga Katari, vendi qe pritet me organizue ngjarjen ma të madhe sportive në vitin 2022.

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, lavdoi përparimin e Katarit me ndërtimin e infrastrukturës, gjatë nji vizite ne Doha.

“Mund të shihet që është bërë shumë përparim që katër vite para botërorit”,– tha Infantino gjatë nji vizite në stadiumin e Al Vakrahs, i cili ka me mbajtë 40 mijë vende.

“Ky botëror është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Katarin, por për të gjithë zonën, e cila e ka shumë pasion futbollin dhe investon shumë për të”,- shtoi ai./ Tch

Shperndaje në: