Veseli: S’qëndroj në pushtet nëse nuk punohet për te mirën e qytetarëve

kadri veseli

Kryetari i Kuvendit dhe ai i PDK’s, Kadri Veseli në nji intervistë për Insajderi, ka fol për mundësinë qe vendi me shkue në zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thanë se në asnji moment nuk qëndron në pushtet, nëse e sheh që nuk po punohet mirë për t’ardhmen e vendit.

Veseli ka shtue se simbas rregullave zgjedhjet e ardhshme parlementare pritet me u mbajt në vitin 2021, dhe ai u shpreh se deri tash koalicioni asht tue funkcionue mirë.

“Unë asnjë ditë nuk qëndroj në pushtet nëse e shoh që nuk po punohet për të mirën e vendit dhe qytetarëve. Sipas rregullave zgjedhjet e ardhshme pritet të mbahen në vitin 2021. Deri më tani koalicioni është duke funksionuar mirë. Të shohim ecurinë e zhvillimeve”, ka thanë Veseli.

Shperndaje në: