Prokurori turk kallxon qysh u mbyt gazetari saudit

Jamal Khashoggi asht mbyt sapo ka hy në konsullatën saudite në Stamboll, dhe më pas trupi i tij asht coptue, ka thanë kryeprokurori i Stambollit, Irfan Fidan, në komunikatën e parë zyrtare në lidhje me rastin.

Teksa Riadi zyrtar asht shpreh ma herët se gazetari ka vdek si pasojë e nji sherri që ka shpërthy në konsullatën arabe, dhe më pas asht fut në nji qilim dhe asht largue nga konsullata nga nji bashkëpunëtor lokal ende i paidentifikuem.

Prokurori Fidan, tha në deklaratën e tij se diskutimet këtë javë me homologun e tij saudit, Saud al-Mojeb, nuk kishin dhanë “asnji rezultat konkret”, tue shtue se ka pasë pak bashkëpunim deri tash në atë që supozohet se asht nji hetim i përbashkët turko-saudit.

Shperndaje në: