Mbas 1 viti në heshtje, sot flet Saimir Tahiri

Ish-ministri i Mbrendshëm, Saimir Tahiri në Shqipni, ka vendos me folë sot për mediat në nji konferencë në orën 11.00, mbas nji viti heshtje.

Tahiri paralajmëron thanien e disa të vërtetave të tij.

Ai shkruen se ka vendos me thy heshtjen mbas nji viti

“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo, live ketu”, shkruen Tahiri në FB

Dy ditë ma parë ai u paraqit në prokurori me kërkesë te tij dhe paraqiti prova që ai i quejti deçizive për procesin e hapun ndaj tij.

“Paraqita diçka që ka rëndësi deçizive për procesin. Do flas pas dy tre ditësh konkretisht. Dorëzova një provë që quhet deçizive.  Prisni dy tre ditë do e dëgjoni”, ka thanë ma herët Tahiri.

Shperndaje në: