Kancelari austriak viziton Beogradin e Prishtinën

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz javën tjetër ka me qëndrue për nji vizitë në Kosovë.

Te Martën ai ka me u takue me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj, ndërsa përkrah temave bilaterale, ka me bisedue edhe për çashtjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën europiane të Kosovës, shkruen agjencia austriake APA.

Kryeministri austriak Sebastian Kurz vizitën e tij në Ballkan ka me fillue të Hanën në Beograd ku gjatë ditës ka me zhvillue takime me Presidentin e Serbisë Aleklsandar Vucic dhe Kryeministren Ana Brnabic.

Në Prishtinë, ndërkaq, Kryeministri austriak ka me arritë të Hanën në mbramje.

Takimet me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj ka me i zhvillue të Martën, shkruen agjencia APA, ndërsa përkrah temave bilaterale ka me bisedue edhe për çashtjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën europiane të Kosovës, transmeton RTKlive.

Gjatë qëndrimin në Kosovë, Kurz ka me takue edhe ushtarët austriakë të KFOR’it.

Aktualisht në Kosovë janë të stacionuem 417 trupa austriake në kuadër të KFOR’it.

Ndër temat që Kurz ka me bisedue me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj asht edhe çashtja e themelimit të ushtrisë së Kosovës.

 

Shperndaje në: