Nji vdekun nga përleshja e mbramshme në mes dy familjeve në Kumanovë

Si pasojë e përplasjeve me armë zjarri mes dy familjeve, ka mbetê nji i vramë dhe disa shqiptarë të plagosun në Kumanovë të Maqedonisë.

Mësohet se ngjarja ka ndodh mbramjen kalueme në rrugën “Tode Mendoll”, ndërsa në konflikt janë përfshi dy familjet shqiptare Latifi dhe Maksuti.

Mësohet se F. L., 61 vjeç dhe V. L., 48 vjeç kanë qëllue me armë në drejtim të V. M., XH. M., R. M., dhe M. M., të cilët janë plagosë dhe dërgue për mjekim në spital.

Mësohet se emni i te vdekunit asht Vehbi Maksuti, 48 vjeç.

Shperndaje në: