Thaçi e ka nji thirrje për deputetët nga Minsku

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në kuadër të takimeve në konferencën e Sigurisë së Munihut, që po mbahet në Minsk të Bjellorusisë, ka thanë se dialogu asht rruga e vetme e cila ka me mujt m’u arritë nji marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thanë se janë larg nji marrëveshje, por ai sheh nji vullnet nga ndërkombëtaret që ky proces me ecë përpara dhe me gjendet nji zgjidhje.

“Mundësia për marrëveshje është reale, jemi larg, por në të njëjtën kohë shoh mundësi dhe shoh vullnet prej bashkësisë ndërkombëtare që të shtyhet ky proces përpara por në fund të fundit dy vendet tona, Kosovë, Serbi, janë ato që vendosin për marrëveshjen, për të marrë përgjegjësi të kësaj ujdie paqësore që nënkupton definitivisht njohjen reciproke, që nuk do të ketë në asnjë rrethanë kufij në baza etnike, nuk do të ketë shkëmbim të popullatave e gjithashtu nuk do të ketë probleme, nuk do të ketë shqetësime çfarë paraqiten aty këtu”, tha Thaçi.

Ai shpreson dhe beson se marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi ka me qenë nji marrëveshje e cila ka me sjellë ma tepër paqe dhe stabilitet në krejt Ballkanin Perëndimor dhe frymë edhe ma të fuqishme europiane.

Shperndaje në: