AP shkruen se qysh Kuvendi s’po mundet me ndalë Thaçin me folë me Serbinë

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e nji zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve po merren dhe po shkruejnë gati se të gjitha mediat ndërkombëtare.

Nji e tillë sot shkroi edhe për rezolutën që po tentohet për ndalimin e Presidentit Thaçi me folë për territorin e Kosovës.

Associated Press i ka dedikue nji artikull interesant rreth dështimit të rezolutës së propozueme nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila për qëllim kishte ndalimin e Presidentit Hashim Thaçi që në bisedimet me Serbinë, mos me negociue për territorin e Kosovës, njofton gazetmetro.net.

Tutje në artikull thuhet se si partitë politike sot në Kosovës nuk arritën me miratue rezolutën e cila e ndalon cilin do nga udhëheqësit, me theks të veçantë Presidentin Thaçin, me negociue për ndryshimin e kufijve me Serbinë.

Ani pse të gjitha partitë politike e kishin mbështetë atë, në ditën e sotme jo të gjitha partitë e kanë votue, kjo thuhet se ka ndodh për shkak të abstenimeve të ndodhuna dhe të shkaktueme nga mosmarrëveshjet politike, shkruen ‘Washington Post’.

Në artikull spjegohet edhe ideja e Presidentit Thaçi se si ka propozue me marrë Luginën e Preshevës tue mos shkëmby asgja me Serbinë, si dhe apelin nga BE me u arritë nji marrëveshje mes dy vendeve dhe me u normalizue marrëdhaniet mes tyne.

Shperndaje në: