Ish-ministri i Jashtëm ‘tërbon’ grekët: Kacifas ishte nji faqezi (video)

Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos, ka dhanë nji intervistë të fortë për ‘Sky’ grek, ku ka thanë se policia shqiptare ka veprue mirë dhe drejt, në rastin e vrasjes së ekstremistit Konstandin Kacifas.

Ai tha se ishte kundër atyne që mbanin armë.

“Mos harroni se ai kishte armë, a e patë ju? Unë jam kundër këtij faqeziu (τσογλάνι – emërtim përulës për një të ri me sjellje të keqe).

Unë besoj se kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Jam kundër këtij faqeziut. Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, këta qëllohen në raste të tilla”, tha Pangalos.

Por deklaratat e forta të Pangalos kanë vnue në siklet gazetarët e televizionit.

Ata ja mbyllën me shpejtësi intervistën atij dhe mezi e lanë me përfundue fjalën ish-ministrit te Jashtëm.

Shihni videon ma poshtë:

 

Shperndaje në: